Premtimet e pambajtura të Filos ngrenë në këmbë Korçën, banorët e lagjes 3 dalin në protestë
Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza janë disa nga problemet që banorët shtrojnë.
Të indinjuar nga mungesa e vëmendjes banorët thonë se kanë marrë veçse premtime boshe në kohë fushatash dhe asnjëherë nuk është konkretizuar asgjë.
Edhe pse është lagje e qytetit të Korçës banorët thonë se nuk është investuar as në kanalizimin e ujërave të zeza duke jetuar si në mesjetë me gropa septike.
Ata thonë se kanë mbi 20 vite me këtë problem që mbetet ende i pazgjidhur.
Përgjatë këtyre viteve banorëve iu është premtuar vetëm studimi i rrugës pasi nga bashkia kanë marrë si përgjigje se janë zonë informale.
Por banorët e kundërshtojnë këtë fakt pasi thonë se shtëpitë e tyre janë me dokumentacion të rregullt dhe se janë banorë të kësaj lagje dhe të qytetit të krocës prej 23 vitesh.