Me urgjencë në fushatë/ Pas heqjes së apendesitit, Rama ia merr valles për vota në Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2023, 11:35
Pak ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në apendesit në QSUT, kryeministri Edi Rama i është rikthyer me urgjencë fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Takimi i radhës këtë të shtunë ishte Kamza aty kur për hir të spektaklit politik, Rama u detyrua t’ia merrte valles me një militante të PS-së për të përcjellë mesazhin se tashmë ai gëzon shëndet të plotë, ndaj duhet të votohet Rakip Suli për një mandat të ri si kryebashkiak.