“Mos bini pre e marrëzive dhe ligësive që thuhen”/ Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët në Theth. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama u ndal tek Paketa e Maleve, për të cilën tha se ka një keqkuptim të madh rreth saj.

Ai theksoi se është zgjedhur një truall, pronë e të parëve, ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore.

Edi Rama: Askush nuk mund të thotë i keni sjell nga qyteti ose nga Tirana apo administrata ata që marrin pjesë, jeni të gjithë këtu banorë, sipërmarrës aktivë ose që doni të hapni një aktivitet dhe jemi këtu se Thethi ka qenë një nga arsyet e paketës së maleve. Është një nga pasqyrat më shembullore të potencialit, aftësive për të bërë sukses dhe problematikave që duhen adresuar. Duhet thënë se ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve, ndaj pamë të udhës të vijmë këtu. Është zgjedhur një truall, pronë e të parëve po ku trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans për të bërë zhvillim për shkak të pamundësisë ligjore.

Të gjithë ata që kanë një pronë të trashëguar dhe janë jashtë 7501 të dëgjojnë dhe mos bien pre e marrëzive dhe ligësive që thuhen. I referohem disa komenteve që i lexova rrugës për këtu, meritojnë të adresohen këtu dhe na ndihmojnë për të kuptuar situatën.

Unë thash e kontestojnë ata që malet i kanë parë nga qyteti dhe është një zonjë këtu që thotë i shohim nga qyteti se na e ke mohuar mundësinë të rijetësojmë tokat e të parëve tanë. Një tjetër thotë në zonat malore, duhet të ndërtojnë vendasit jo t’u jepni leje ndërtimi biznesmenëve të preferuar.

EMISIONET