Përfshihet nga flakët një apartament në Antalia, shpëtohen dy persona e bllokuar

Përfshihet nga flakët një apartament në Antalia,

Zjarri në një apartament në Antalia të Turqisë ka shkaktuar momente paniku, ku dy persona u detyruan të dilnin në pragun e dritares për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në një pallat në zonën Muratpasa, në katin e pestë të një ndërtese.

Dy personat, Ramazan U. dhe Deniz Y., nuk arritën të dilnin nga banesa pasi zjarri u përhap me shpejtësi. Ata qëndruan jashtë dritares duke kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit përdorën një mjet me shkallë dhe arritën t’i shpëtonin të dy personat pa pasoja të rënda. Ata kishin thithur tym dhe u dërguan në spital për kontrolle, ndërsa zjarri u vu nën kontroll pas rreth 30 minutash, teksa shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen.

EMISIONET