Gjykata e Lartë "i mbyll derën" Veliajt, rrëzohet rekursi për afatet e paraburgimit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me çështjen e afateve të paraburgimit, duke lënë në fuqi vendimin e kundërshtuar prej tij.
Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë pasi kundërshtonte vendimin për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit, të vendosur pas shtyrjeve të seancave gjyqësore në themel të çështjes.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e tij dhe la në fuqi mënyrën e llogaritjes së afateve të paraburgimit, siç ishte përcaktuar nga gjykatat më të ulëta.
Çështja lidhet me interpretimin e afateve të paraburgimit gjatë periudhës kur seancat gjyqësore në themel janë shtyrë, një vendim që Veliaj kishte kërkuar të ndryshohej përmes rekursit në Gjykatën e Lartë.

