Hysaj denoncon situatën në Durrës: Paaftësia e Sakos po mbulohet me asfalt elektoral, KQZ dhe SPAK në gjumë

Hysaj denoncon situatën në Durrës: Paaftësia e Sakos po

Anëtarja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, njëherësh sekretare për Marrëdhëniet me publikun në selinë blu Jola Hysaj denoncoi me zë dhe figurë situatën nga Durrësi, ku siç thotë ajo, po punohet për shtrimin e disa rrugëve.

Përmes rrjeteve sociale ku publikon foto dhe video, Hysaj shkruan se paaftësia e kryebashkiakes Sako po mbulohet me asfalt elektoral, por sipas saj KQZ fle, SPAK dremit.

Ajo thekson se qytetarëve “u serviret” intensivisht asfalti elektoral, duke treguar haptazi nivelin më të ulët të shërbimit të një institucioni vendor, e cila zgjohet dhe gumëzhin nga puna, vetëm pak dite para zgjedhjeve.

Hysaj iu bën thirrje qytetarëve të Durrësit që më 14 maj të ndëshkojnë me votë partinë që e shkatërroi Durrësin, i hoqi identitetin dhe i la në mes të 4 rrugëve duke luajtur çdo ditë me dinjitetin e tyre dhe të votojnë Igli Carën.

DENOCIMI I PLOTË

Aty ku paaftësia e Sakos mbulohet me asfalt elektoral, ku KQZ fle gjumë dhe SPAK është në dremitje të plotë. Bashkia e Durrësit vijon asfaltin elektoral në Arapaj, Porto Romano, Romanat, Shkallnur.

Edhe me këto veprime që janë në shkelje me të dyja këmbët të Kodit Zgjedhor, Bashkia i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës, pasi ka shumë zona në të cilat nuk është investuar përgjatë gjithë mandatit, dhe as tani.

“Kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e lagjeve në komunat e Durrësit, zgjohesh nga zhurmat e makinerive të fadromave, skavatorëve dhe rrulave që punojnë për shtrimin e rrugëve me atë asfaltin e hollë elektoral. Durrësi po “Rilind” vetëm në 3 javë para zgjedhjeve vendore.

Bashkia sapo i ka zbuluar te gjitha rrugicat e këtij qyteti vetëm këto pak ditë, dhe vetëm në pak orë, “punë mbaruarit” kanë shtruar kilometra me asfalt në trashësinë e cipës së qepës.

Qytetarëve “u serviret” intensivisht asfalti elektoral, duke treguar haptazi nivelin më të ulët të shërbimit të një institucioni vendor, e cila zgjohet dhe gumëzhin nga puna, vetëm pak dite para zgjedhjeve.

Qytetarët e Durrës janë të diskriminuar nga pushteti vendor në të gjithë shërbimet që marrin dhe që duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Njëlloj siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme ku u përdorën fondet e rindërtimit për fushatë, në këto zgjedhje për përdoren tenderat për gjelbërim dhe asfalt elektoral.

Disa pyetje që vijnë në mendjen e secilit prej nesh kur shohim që rrugët shtrohen pa tabelën e punimeve, pa trasparencë por brenda 4 orësh:

1. Kur u bë tenderimi i asfaltit elektoral dhe sa është buxheti i miratuar?

2. Sa po respektohen standardet dhe kush janë kriteret e përzgjedhjes së firmave që e bëjnë këtë asfaltim?

3. Si po bëhet përzgjedhja e zonave, në bazë të nr të votuesve apo të drejtorëve të administratës shtetërore?

4. Si lind gjithë kjo dashuri për zona të caktuara vetëm në kohë fushatash?

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe në 14 maj të ndëshkojnë me votë partinë që e shkatërroi Durrësin, i hoqi identitetin dhe i la qytetarët në mes të 4 rrugëve duke luajtur çdo ditë me dinjitetin e tyre.

durrësi emirajna sako jola hysaj pd igli cara

EMISIONET