(FOTO)Jennifer Lopez ndan momente nga ditëlindja e motrës/ Fansat mahniten nga ngjashmëria mes tyre

Jennifer Lopez ka surprizuar ndjekësit me fotografitë e fundit nga udhëtimi i saj në Evropë, ku ka festuar ditëlindjen e motrës së saj, Lyndas Lopez.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi disa momente të veçanta nga festa, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me motrën e saj. Në një prej fotove, dy motrat shfaqen duke shijuar një çast relaksi në vaskë, ndërsa buzëqeshin pranë njëra-tjetrës.

Ngjashmëria mes Jennifer dhe Lyndas tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët komentuan pamjen e dy motrave dhe raportin e tyre të afërt.
“Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë. Të dua Lynnie! Gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Lopez krahas postimit.

Ylli i “On the Floor” vijon një periudhë të ngarkuar me dalje publike dhe udhëtime. Pas pjesëmarrjes në Javën e Modës Haute Couture në Paris, ajo u shfaq edhe në Wimbledon në Londër.
Lopez, e cila përfundoi divorcin nga aktori Ben Affleck vitin e kaluar, ka deklaruar së fundmi se ndihet e qetë me jetën e saj aktuale dhe mbetet e hapur për një lidhje të re në të ardhmen.


