Berisha lexon amendamentin e PE: Rama ka shkelur çdo ligj! Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha lexon amendamentin e PE: Rama ka shkelur çdo ligj!

Gjatë një prononcimi jashtë sallës së Kuvendit kryetari i PD Sali Berisha tha se, “Rama ka shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar”.

PRONONCIMI I BERISHES

Parlamentit me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një provokator vulgar dhe ordiner. Ka zgjedhur si rrugë të vetëm shkelmimin e rregulloreve dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve.

Por natyrisht kjo nuk pengon dot transparencën.

Ndaj dhe unë jam këtu, së pari, për të lexuar para të gjithë shqiptarëve, amendamentin e votuar dje në Parlamentin Europian nga të gjitha grupet parlamentare, amendamentin 46A.

Çfarë thotë?

“Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dëshmojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur.

Ndjek nga afër protestat paqësore masive të vazhdueshme në këtë drejtim.

U bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet e ndërtimit, ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura.

Në bazë të një kërkese të kahershme të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me kriteret për benchmark, me standardet e kapitullit 27, si dhe derisa të garantohet përputhja e plotë me standardet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e natyrës.

Nënvizon se çdo projekt në këtë zonë duhet t'i nënshtrohet vlerësimit gjithëpërfshirës të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile”.

Pra, çfarë ndodh? Ajo që kam deklaruar para jush. Në këtë procedurë, Edi Rama në mënyrë absolute ka shkelur nen për nen ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dhe njëherë theksoj, peizazhet e mbrojtura janë zona në të cilat në rast se vendos zhvillimin, do të bësh një vlerësim gjithëpërfshirës të duhur. Dhe në qoftë se vlerësimi gjithëpërfshirës i duhur rezulton se nuk mund t'i prekësh, nuk mund t'i prekësh.

Në rast se vlerësimi gjithëpërfshirës i duhur lejon që të avancosh më tej, je i detyruar të bësh vlerësimin e mjedisit, vlerësimin e thelluar të mjedisit, vlerësimin e habitatit, janë katër shkallë nëpër të cilat duhet të kalosh.

Asnjë prej tyre nuk ka respektuar Edi Rama. Zero!

Tjetër. Kërkon të këshillohesh me shoqërinë civile dhe komunitetin. Ka një konventë, Konventa Aarhus e firmosur nga Shqipëria, e cila detyron çdo shtet që çdo veprim që bën, të këshillohet me komunitetin.

I patë këshillat me zvarritje. Këshilla me komunitetin ishte zvarritja sikur të mos ishin njerëz.

Pra, askush nuk është kundër investimeve të huaja, nuk ka qenë kurrë PD, kemi qenë dhe jemi në përputhje me ligjin.

Edi Rama ka shkelur çdo ligj dhe ndërkombëtar.

E ka personalizuar.

Dhe e vërteta është që përveç këtyre janë problemet e pronësisë që tashmë janë bërë të njohura se kush është i përzier, duart e zeza të Ergys Agasit, Artur Shehut, Engjëll Agaçit, pra janë duart e zeza të Edi Ramës.

Sot parlamenti duhej të anulonte ndryshimet e bëra në vitin 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura. Por Edi Rama nuk e sjell këtë.

Po të jetë për flamengot, duhet të theksoj këtu se çdo njeri duhet t’i përmbahet të vërtetës, flamengot i ka dhe do i ekzekutojë aeroporti.

Aeroporti është shkatërrimtari numër një i kolonisë së flamengove. Uroj që enti evropian i aviacionit të mos i japë licencë atij aeroporti.

Zoti Berisha, ju keni bërë një akuzë të fortë sot në foltore, duke thënë që kreu i SHISH-it ka futur agjentë serbë në protestë. Keni informacion ju për këtë?

Sali Berisha: Prit tani. Qytetarë dixhitalë më thonë që është bërë një kombinim i dy shërbimeve Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj. Kjo ka ndodhur. Qytetari dixhital më tha pardje që kanë ardhur dy kontejnerë me ngarkesa të mëdha eurosh. E publikova. Dhe mediat kyç, omerta. Dje erdhi qytetari dixhital më tha nuk kanë qenë dy, kanë qenë tre.

Nuk është detyra jonë të bëjmë lajme të qytetarit dixhital zoti Berisha...

Sali Berisha: Janë të miat ato. Po omerta prapë, tre. Tani këtë sigurisht, qytetari dixhital më thotë se po studiojnë dhe po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura. Dhe ky është një akt absolutisht anti-shqiptar.
Po pse, nuk e more vesh ti, kush erdhi për dosjet e Gjykatës së Lartë? A më thua pak mua?

Këto janë të dyja gjëra të ndryshme.

Sali Berisha: Jo, jo, se po duken serbët ty mbrapa diellit... Krye-eksperti serb erdhi dhe mori dosjet. Çfarë ka... Edhe këta i paguan Vlora në qoftë se i ka marrë. Edhe këta i paguan Vlora. Po se tani Vlora është, dihet ajo, është agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit. Kjo është e njohur. E kam thënë që në fillim unë. Që kur bëri udhëtimin e parë dhe e mohoi, gjë të cilën e denoncuan kolegët e saj.

EMISIONET