"Politikan rrugaç", biznesmeni Luca jep versionin e tij për incidentin: Unë jam i dhunuari, më ka grabitur dhe telefonin

"Politikan rrugaç", biznesmeni Luca jep versionin  e tij

Kandidati për deputet në Elbasan, Luçiano Boçi, e ka kallëzuar penalisht në prokurori për sulm fizik por biznesmeni Gjergj Luca ka një tjetër version për ngjarjen.

Ai pretendon se i dhunuari dhe i fyeri është ai dhe jo Boçi, duke e akuzuar këtë të fundit se i ka marrë edhe telefonin.

Luca thotë se ish-deputeti kërkonte me çdo kusht incident.

Luca: Politikanë që sillen si rrugaçë nuk kam njohur, rasti i parë që u ndesha me një politikan rrugaç. U fut me pi një kafe, ishte vetë i dytë apo i tretë, filloi të fyejë, ju ktheva dhe i thashë çfarë ke që fyen, më lër në punën time. Pse po më ngacmon? Filloi të fyejë dhe të gjuajë, donte me çdo kusht incident. Nuk jam mësuar të dal në kamera kështu.

Lexo edhe-Boçi pas sulmit fizik nga Luca: Kanakari i Ramës bënte sikur ishte i armatosur, prokuroria të hetojë

Pyetjes nëse ai kishte dijeni se zoti Boçi ishte në atë lokal ai ju përgjigj:

Luca: Boçi ishte duke bërë një bisedë me një njeri te dera dhe unë isha duke hyrë për të pirë kafe. Më e bukura është se më ka grabitur telefonin, e kanë marrë dhe nuk ma japin. Uroj që kjo të zbardhet. Ishalla policia i ka marrë kamerat dhe ta zbardhë që ky jo vetëm është rrugaç por është dhe grabitës. Politika është e ruajtur ndonjëherë dhe policia i anashkalon ca gjëra. Unë jam i dhunuari.

Lexo dhe: BOOM denoncon skandalin: Zyrat elektorale të PS-së transferojnë qytetarët në Tiranë me 1 telefonatë, dalin “jashtë loje” njësitë bashkiake

Më tej biznesmeni bëri një kronologji të gjithë përplasjeve me zoti Boçi që kulmuan me incidentin e sotëm.

Luca: E mbani mend shkollën në Mengel që ju zu rruga para ca kohe.U ulën njerëzit në mes të rrugës me motivin se Rozafa ka marrë shkollën për ta bërë dyqan peshku. Rozafës i kërkoi bashkia të bëjë një investim për fëmijë. Shkoi dhe e ndriçoi atë vend, e pikturoi dhe Luçiano sëbashku me institucionin që ka nga pas e bllokoi rrugën nacionale për 8 orë. Tentativa e dytë e Luçianos si rrugaç ishte kur nxori ata komshinjtë e mi te dera, që i ranë të gjitha kauzat poshtë. Si kam thënë kurrë një fjalë se më ka ardh zor se kam menduar se e bën për politikë. Unë në punë time duke hyrë në lokal me pi një kafe dhe ky të provojë, të shajë me ato që fjalë që andej nga vi unë nuk jam mësuar.

Lexo edhe- Elbasan, konflikt fizik mes kandidatit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Vendi Lajme elbasan Politikë konflikt fizik luciano boci gjergj luca

EMISIONET