Elbasan/ konflikt fizik mes kandidatit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Në Elbasan tensionet nuk ndalen. Me shenja në fyt kandidati për deputet i PD-së, Luçiano Boçi, akuzoi se është dhunuar dhe kërcënuar nga biznesmeni Gjergj Luca. Por ky i fundit për mediat shprehet se është ai i dhunuari. Për ngjarjen përfaqësuesi i opozitës i është drejtuar prokurorisë, teksa Luca policisë.

Elbasani u rikthye për herë të dytë brenda katër ditëve në qendër të vëmendjes për incidente me prapavijë politike.

Këtë herë protagonistë ishin kandidati demokrat për deputet Luçiano Boçi e biznesmeni i njohur Gjergj Luca.

Me shenja të dukshme përplasjeje në fytyrë, Boçi foli për agresion dhe kërcënim me jetë nga biznesmeni të cilin e lidhi me kryeministrin Edi Rama.

Boçi: Ky agresion është thjesht me motive politike.Po dilja nga një takim miqësor dhe politik, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas tenton goditjen dhe pastaj agravon situatën deri në kërcënime për jetën.  Ishte i shoqëruar me 2-3 badigardë, bënte dhe filma, tentativa që medemek ishte i armatosur, sepse është kanakari i zotit Rama ai, miku i ngushtë i kryeministrit të famshëm dhe është pjesë e bandës së Edi Ramës, është bandit. Unë kam bërë hapa e parë ligjorë për denoncimin ligjor dhe është në moralin, në përgjegjësinë e prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë.

https://youtu.be/SnEbotpGoGY

Por biznesmeni ka një tjetër version për incidentin e shënuar në një lokal ne periferi të Elbasanit.

Luca jo vetëm pretendon që është i dhunuar por edhe i vjedhur nga Boçi në atë që edhe ai e quajti ngjarje të provokuar.

Luca: Politikanë që sillen si rrugaçë nuk kam njohur, rasti i parë që u ndesha me një politikan rrugaç. U fut me pi një kafe, ishte vetë i dytë apo i tretë, filloi të fyejë, ju ktheva dhe i thashë çfarë ke që fyen, më lër në punën time. Pse po më ngacmon? Filloi të fyejë dhe të gjuajë, donte me çdo kusht incident. Nuk jam mësuar të dal në kamera kështu.

Pyetjes nëse ai kishte dijeni se zoti Boçi ishte në atë lokal ai ju përgjigj:

Luca: Boçi ishte duke bërë një bisedë me një njeri te dera dhe unë isha duke hyrë për të pirë kafe. Më e bukura është se më ka grabitur telefonin, e kanë marrë dhe nuk ma japin. Uroj që kjo të zbardhet. Ishalla policia i ka marrë kamerat dhe ta zbardhë që ky jo vetëm është rrugaç por është dhe grabitës. Politika është e ruajtur ndonjëherë dhe policia i anashkalon ca gjëra. Unë jam i dhunuari.

Luçiano Boçi iu drejtua prokurorisë, ndërsa Gjergj Luca Policisë së Elbasanit me kërkesën e njëjtë, zbardhjen e incidentit mes politikanit dhe biznesmenit.

Lexo edhe: Përplasjet te FRD dhe në Elbasan, Meta letër KQZ-së: Mazhoranca po minon pluralizmin

Boçi i sigurtë: PD fiton 7 mandate në Elbasan

Vendi Lajme elbasan Politikë perplasje Aktualitet luciano boci gjergj luca

EMISIONET