"Është bërë çorbë e madhe me pronën..."/ Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

“Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhënien e pronësisë bazohen mbi letra. Unë nuk kam fuqi të ndryshoj atë të 2006, por këtë fuqi e ka vetëm gjykata dhe për sa kohë nuk ke një vendim gjykate të formës së prerë që gjithë ky tregimi reflektohet në një titull pronësie që e ka vulosur gjykata, për aq kohë pronari është ai tjetri që e ka me hipotekë.

Shumë shqiptarë e kanë këtë hall. Është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në 1990 sidomos dhe më pas, dhe këtë e dimë të tërë. Tani nuk mund dot gjithsesi që të bllokohet veprimtaria e shtetit dërsi të gjendet e vërteta për çdo pronë. Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë.

Nuk kemi mundësi ne të fshijmë prona në kadastër dhe të vëmë prona. Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon aty ku fillon fuqia e gjykatës," tha Rama.

EMISIONET