“Në kulmin e famës isha më keq se kurrë” , Cara Delevingne bën rrëfimin trënditës!

“Në kulmin e famës isha më keq se kurrë” , Cara

Modelja dhe aktorja britanike Cara Delevingne ka ndarë detaje të forta nga një periudhë e errët e jetës së saj, ku fama dhe suksesi publik fshehnin një realitet të rëndë personal.

Në një intervistë në podcastin “Call Her Daddy”, ajo tregoi se ka qenë e varur nga substanca narkotike dhe se për një periudhë të gjatë ka përdorur çdo ditë drogën GHB, e kombinuar më vonë me kokainë. Sipas saj, kjo periudhë u shoqërua me kriza shëndetësore, përfshirë edhe kriza epileptike, që e shtynë drejt rehabilitimit.

Delevingne pranoi se gjatë kulmit të karrierës së saj, kur nga jashtë dukej se kishte gjithçka, ajo përjetonte mendime për vetëvrasje dhe ndjenja të forta faji e boshllëku. “Kur isha më e suksesshme se kurrë, ndihesha më keq se kurrë,” ka rrëfyer ajo.

Aktorja tha se varësia nisi si një mënyrë për të përballuar emocionet dhe traumën, por me kalimin e kohës u shndërrua në izolim dhe humbje kontrolli. Ajo theksoi se suksesi i saj shpesh e fshehu seriozitetin e gjendjes, pasi jeta profesionale vazhdonte normalisht ndërsa ajo përballej me vështirësi të mëdha në privat.

Sot, Delevingne thotë se është në një proces më të qëndrueshëm rikuperimi dhe se rrëfimi i saj synon të sjellë më shumë ndërgjegjësim për shëndetin mendor dhe varësitë.

EMISIONET