Rama takim me banorët në Zvërnec/ Bulevardi “ndizet” kuq e zi në ditën e gjashtë të protestës, mijëra protestues mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.

Protesta kundër projektit në Zvërnec ka nisur. Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skëndërbej me flamuj dhe pankarta në duar, duke marshuar drejt Kryeministrisë. 

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Dje qytetarët listuan edhe pesë kërkesa për Ramën: 1-Dorëheqjen e Qeverisë 2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë! 3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve, 4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, 5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

 

EMISIONET