Çfarë po ndodh me Post Malone?! Pamjet që ndezin debat mes fansave...

Këngëtari i njohur amerikan Post Malone ka shkaktuar shqetësim te fansat pas një performance live, ku ai është shfaqur dukshëm i lodhur dhe me sjellje të pazakontë në skenë.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, 30-vjeçari shihet teksa ka vështirësi gjatë interpretimit, ulet në skenë dhe ndez një cigare, përpara se të qëndrojë për disa momente i heshtur duke parë publikun. Në një tjetër moment, ai shihet duke pështyrë në ajër, gjë që ka habitur ndjekësit.
Pamjet kanë ndezur reagime të shumta online, ku disa fansa shprehen të shqetësuar për gjendjen e tij, ndërsa të tjerë kërkojnë që artisti të marrë kohë për veten dhe shëndetin e tij.
Reagimet kanë sjellë edhe krahasime me performanca të mëparshme të artistëve të tjerë që kanë kaluar vështirësi në skenë, duke rritur edhe më shumë debatet në rrjet.
Post Malone, i bërë i famshëm me “White Iverson” dhe më pas me hite globale si “Sunflower”, mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës moderne, ndërsa fansat tani kërkojnë sqarime për gjendjen e tij.

