Me makinë të vjedhur, si u dorëzua në Policinë e Tiranës autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Me makinë të vjedhur, si u dorëzua në Policinë e

Mësohen detaje të reja nga autori I dyshuar i vrasjes së sotme në Elbasan, Arbër Papleka.

Ish-efektivi i RENEA-s, i dyshuari kryesor për vrasjen e 50-vjeçarit Pjerin Xhuvani sot në mesditë, në lagjen “5 Maji” në Elbasan, menjëherë pas ngjarjes ka grabitur një automjet me të cilin ka ardhur në Tiranë.

Ai është drejtuar menjëherë drejt Policisë Vendore të Tiranës ku edhe është dorëzuar.

Në dëshminë e tij në policinë e kryeqytetit, Arbër Paplekajt ka thënë ndër të tjera se, “PD kishte marrë informacione në rrugë operative se, Pjerin Xhuvani së bashku me disa persona të tjerë ndodhej në lagjen 5 Maji me një shumë parash dhe karta identiteti, të cilat do të përdoreshin për të blerë vota. Menjëherë mbështetësit e PD janë nisur drejt vendngjarjes por përplasja ka qenë e ashpër aq sa janë përdorur edhe armët”.

Përplasja ka qenë e ashpër dhe në vijim të dëshmisë së tij ai ka thënë: “Qëlluam për tu vetëmbrojtur. U detyrova të përdor armën se filluan të na qëllojnë me armë zjarri dhe tentuan të na vrasin, prandaj përdora armë.”

Lexo dhe: Te gjitha zhvillimet ne Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani, 2 të plagosur mes tyre një efektive policie

Nga ngjarja e sotme në Elbasan mbeti i vrarë 50-vjeçari Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç
Eltjon Bodinaku 32 vjeç (dhëndri i viktimës), Xhensila Sota 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Lexo edhe: Qëlloi Xhuvanin drejt e në kokë, në ngjarje u përdorën më shumë se dy armë/ Policia qëlloi në ajër e drejt autorit

EMISIONET