Vazhdo kështu, Baton, faleminderit që na ndjek...
Baton Haxhiu edhe një herë është hedhur në sulm me një mesazh të qartë: “mos publikoni lajme që nuk i shkojnë për shtat atij apo kujt “i fryn (flet) n’vesh””.
Pra, në Syri Tv me një mbllaçitje fjalësh nuk komentoi bisedat mes Bushkës dhe të tjerëve për të kapur strukturat e drejtësisë, madje nuk tha as nëse janë të vërteta duhen dënuar. Por shqip thotë se nuk duhen publikuar.
Dhe në ato llomotitje herë me sy ulur, e herë vërdallosur, tha nuk kam respekt për gazetarët e “Ora News”.
Dakord nuk ka asgjë të keqe Baton, (ndjesë se po ju përmendim në njëjës), askush nuk pretendon se do pëlqehet nga të gjithë, këtë e kuptojmë.
Në fakt me një shikim të shpejtë në internet rezulton se shpesh analisti ngulmon që disa gjëra nuk duhen publikuar në medie, madje ai në portalin e tij nuk e bën. Puna e tij.
Por një fakti Batoni nuk i shpëton dot. Ose lajmin e ka parë vetë, ose ja kanë thënë. E para përjashtohet. Nuk e dimë me çfarë i shikon lajmet Bat - oni, por duhet të vendos syzet, pasi televizioni nuk ka publikuar në asnjë moment, pasi lajmi është bërë nga (ne) “Webi Ora News” dhe besoj kaq e dallon.
Ndaj një këshillë që të ketë kujdes nga ata që i tregojnë se çfarë ka ndodhur. Pra i bie që Batonit dikush nga lart i ka thënë ka ndodhur kjo etj etj dhe ai ka dalë e ka folur. Pra, që në këtë moment tregon pa ndershmërinë.
Por më tej i “shkan” goja, thotë shpërndahen në kohë fushate dhe i kanë marrë nga lart. Batoni, pra, nuk e përjashton bisedën, por thotë që vetëm ai, Batoni, është burim lajmi dhe të tjerët “s’nuk”. Por në gazetari burimi nuk paragjykohet.
Së dyti, televizioni “Ora News” vite me radhë denoncoi atë çfarë ndodhte në Tiranë, me incineratorin, tenderat, drejtorët, dhunën ndaj medies, etj, etj., dhe zotëria në fjalë edhe atëherë nuk besonte. Por sot kur SPAK ka ngritur akuzën dhe kapërceu dhe flet për abuzimet. Media Baton një ndër rolet ka të denoncojë shkeljet, i pëlqen apo jo dikujt.
Por mos u shqetësoni, dhe për dosjen “Ndragheta” Batoni mbajti të njëjtin qëndrim: “është punë e prokurorit”, - thotë, - “ç’punë ka media t’i publikojë?!”.
Pra, të bëhet, ç’të bëhet, gazetarët duhet të dalin vetëm në fund të thonë: Po u dënua, ose jo nuk u dënua, pa historik, pa gjë, thjesht thatë, dhe vetëm ai i madhërishmi duhet të analizojë.
Po Baton ke të drejtë, kur nuk ke palën përballë nuk është etike të flasësh se nuk ka kush të përgjigjet. Pra, flet atë që mendon dhe ikën, mos u mërzit Baton, ne do shkruajmë dhe ti rrotullo sytë kur të flasësh deri sa prokuroria të ngrejë çështjen, pastaj dil e thuaj mendimin që drejtësia veproi, etj, etj.
Faleminderit që na ndjek Baton, ose faleminderit atyre që na ndjekin e t’i thonë ty! Se ndryshe nuk do kishe as si të dilje në ekran.