Meta largohet nga presidenca? Ja reagimi i Rudina Hajdarit

Meta largohet nga presidenca? Ja reagimi i Rudina Hajdarit

Në një intervistë për Ora News, deputetja Rudina Hajdari komentoi lajmin për largimin e Ilir Metës nga Presidenca më 26 prill dhe marrjen e postit si kryeministër ose zv. Kryeministër.

Ajo tha se është shtyrja e një historie me të njëjtit njerëz që mbajnë postet politike për shumë vite.

Hajdari: Nuk dua të vijoj këto burime që vijojnë telenovelën e të njëjtës histori që njëra palë lë një post dhe shkon e merr postin tjetër. Mua nuk më interesojnë pasi shtyjnë procesin e një historie me të njëjtët njerëz që kanë marrë të njëjtat poste.

Rudina Hajdari do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si pjesë e Nismës Thurje. Ajo shprehu bindje se vota e 25 prillit 2021 do të "rrëzojnë" partitë e mëdha e do tu hapë rrugë partive të tjera politike.

Deputetja Hajdari tha se do të vijojë sërish betejën në Këshillin Politik për dy çështje, listat 100 përqind dhe votën e Diasporës.

Hajdari: Këshilli Politik besoj se do të rikthehet javët në vijim ku do të kemi dhe konstituimin. Do të merremi me ndryshimet kushtetuese dhe si përfaqësuese e opozitës parlamentare do të ngulmojmë në hapjen e listave 100 përqind. Po ashtu do diskutojmë dhe pikën e votës së Diasporës. Dy do jenë betejat e mia kryesore. Mendoj se marrëveshja e 5 qershorit e kreu detyrën e saj. U kaluan ashtu siç ishte parashikuar. Në një nga pikat e marrëveshjes ishte dhe vijimi i këshillit politik për të diskutuar çështje të tjera që kemi përpara siç janë shit-blerja e votës. Nuk cënohet 5 qershori. E para dua të jem e qartë që nuk do të ketë lista 70 përqind, vetëm 100 përqind. Ne duhet të ndjekim modelin e Kosovës që edhe me hapjen 100 përqind të listave, ruhen kuotat gjinore. Nuk mund të fshihemi pas kësaj arsye.

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 2021 rudina hajdari Aktualitet politika meta largohet nga presidenca

EMISIONET