VIDEO/ Gjesti sqaron më në fund Eglin dhe shprehet për Xhenetën: “Më vjen turp për të…”

VIDEO/ Gjesti sqaron më në fund Eglin dhe shprehet për

Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe indiference të dukshme nga Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të ndjerë mes tij dhe Eglit.

Dyshja, që kishte pasur një ftohje të dukshme, u shtrinë në shtrat dhe për herë të parë, pas kësaj periudhe, shkëmbyen disa fjalë.

Gjatë bisedës, Gjesti nuk ngurroi të shprehte shqetësimin e tij për Xhenetën, duke e akuzuar për mungesë ndjenjash dhe sinceriteti. Ai e kritikoi ashpër, duke i thënë:

"Asaj nuk i ka shkuar kurrë asgjë për mua, por tani po tregohet sikur e ka rëndësi. I njoh shumë mirë edhe ato lot. Nuk kam takuar kurrë një femër kaq të ulët. Më vjen turp për të".

Ai vazhdoi me fjalë të tjera të ashpra, duke e quajtur atë një femër pa moral dhe karakter, që ka luajtur me ndjenjat e tij dhe që tani po bën sikur ka ndjenja.

Megjithatë, Egli nuk reagoi gjatë gjithë kësaj bisedë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.

Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur dyshime dhe pyetje mbi mundësinë e një rikthimi në marrëdhënie më të ngushta mes tyre, apo nëse kjo ishte thjesht një bisedë kalimtare

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

EMISIONET