Degjoni: Çdo njësi gjaku e dhuruar, një mundësi më shumë për jetë

Degjoni: Çdo njësi gjaku e dhuruar, një mundësi më

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shqipëri dhe Dhoma Turke e Tregtisë në Shqipëri, drejtoresha e përgjithshme e QSUT-së, Rudina Degjoni, theksoi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut si një akt solidariteti që shpëton jetë dhe mbështet çdo ditë pacientët në nevojë.

Gjatë fjalës së saj, Degjoni vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bëri thirrje për forcimin e kulturës së dhurimit vullnetar të gjakut, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj kauze humanitare.

“Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë në dukje, por me një vlerë të jashtëzakonshme jetike. Ai përfaqëson solidaritetin më të pastër njerëzor, ku një individ i shëndetshëm i jep një mundësi të dytë jetës së dikujt tjetër.

“Si qendra më e madhe terciare në Shqipëri, QSUT-ja mbart mbi supe një përgjegjësi të madhe për trajtimin e rasteve më komplekse, urgjencave jetike, ndërhyrjeve kirurgjikale modern dhe të avancuara, si dhe pacientëve me sëmundje hematologjike, onkologjike dhe kronike që varen drejtpërdrejt nga transfuzioni i gjakut. Çdo ditë në QSUT, ne përballemi me situata ku koha është vendimtare dhe disponibiliteti i gjakut bën diferencën mes jetës dhe humbjes. Për këtë arsye, garantimi i rezervave të gjakut nuk është vetëm një proces jetik, por është një detyrë strategjike dhe humane që kërkon bashkëpunim të gjerë dhe të vazhdueshëm”, theksoi ajo.

Sipas saj, suksesi në këtë fushë varet nga koordinimi ndërinstitucional.

Degjoni shprehu mirënjohjen “për të gjithë drejtuesit e institucioneve, partnerët institucionale dhe dhuruesit vullnetarë të gjakut dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në heshtje, por me shumë vlera në këtë mision fisnik”.

“Çdo dhurues: A, 0, AB, B është një hero i heshtur. Çdo njësi gjaku e dhuruar është një mundësi më shumë për jetë. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë”, theksoi ajo.

EMISIONET