Penélope Cruz rrëfen sekretin e martesës 15-vjeçare me Javier Bardem/ "Askush nuk e njeh plotësisht partnerin"

Aktorja spanjolle Penélope Cruz ka habitur me reflektimin e saj për martesën me Javier Bardem, duke pranuar se edhe pas 15 vitesh së bashku vazhdon të zbulojë gjëra të reja për partnerin e saj.
Gjatë promovimit të filmit The Invite, Cruz u shpreh se një marrëdhënie nuk është kurrë një proces i përfunduar.
"Askush nuk e njeh plotësisht as veten, e aq më pak partnerin. Një lidhje është një proces i vazhdueshëm zbulimi," tha aktorja.
Historia e dashurisë mes Cruz dhe Bardem nisi shumë vite pasi ata u takuan për herë të parë në vitin 1992 gjatë xhirimeve të filmit Jamón Jamón. Edhe pse mes tyre kishte tërheqje, romanca nuk filloi atëherë. Ata u ribashkuan në vitin 2008 në sheshxhirimin e Vicky Cristina Barcelona, ku lidhja e tyre mori jetë.
Vetë Bardem ka treguar më herët se asnjëri nuk bëri hapin e parë deri në fund të xhirimeve, kur një festë e organizuar nga një mik i afroi dhe shënoi fillimin e historisë së tyre të dashurisë.
Në një intervistë të vitit 2024, Bardem zbuloi se një nga arsyet pse martesa e tyre ka mbetur e fortë është fakti që u njohën përpara se të bëheshin yje të Hollywood-it, duke ndërtuar një marrëdhënie mbi besimin dhe njohjen e sinqertë.
Çifti u martua në vitin 2010 në një ceremoni private në Bahamas dhe vazhdon të konsiderohet një nga çiftet më jetëgjata dhe më të dashura të kinemasë ndërkombëtare.
Kujtojmë se Penélope Cruz së fundmi zbuloi edhe një nga momentet më të frikshme të jetës së saj, kur gjatë xhirimeve të filmit The Black Ball mjekët e paralajmëruan për një aneurizëm të mundshëm në tru, një episod që e përshkroi si jashtëzakonisht të vështirë.



