Mesazhi i Izraelit pas eleminimit të Khameneit: Do të veprojmë sërish nëse k*rcënohemi

Mesazhi i Izraelit pas eleminimit të Khameneit: Do të veprojmë

Procesioni mortor për ish-udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, u shoqërua me një paralajmërim të ri nga Izraeli.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të qartë se çdo udhëheqës iranian që do të përpiqet të ndërmarrë veprime kundër Izraelit do të përballet me të njëjtin fat.

Sipas Katz, Izraeli e vrau Khamenein pasi ai kishte nisur dhe drejtuar një plan për shkatërrimin e Izraelit.

"Vrasësi u vra. Çdo udhëheqës iranian që do të përpiqet të çojë përpara plane për të shkatërruar përsëri Izraelin do të parandalohet gjithashtu", u shpreh ai.

Ministri izraelit reagoi edhe ndaj thirrjeve të disa pjesëmarrësve në funeral për hakmarrje ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i cilësoi ato si tregues të natyrës së regjimit iranian.

Katz shtoi se operacioni i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit hoqi kërcënimin e menjëhershëm ndaj Izraelit dhe dëmtoi aftësitë strategjike të Iranit.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Izraeli mbetet në gatishmëri të plotë dhe është i përgatitur të mbrohet në çdo moment ndaj çdo kërcënimi.

EMISIONET