KEPI I GJELBËR PRITET SI KAMPION! Mijëra tifozë pushtojnë rrugët e kryeqytetit Praia për të pritur kombëtaren
Kombëtarja e Kepit të Gjelbër u kthye në atdhe pas një paraqitjeje historike në Kupën e Botës. Mijëra tifozë pushtuan rrugët e kryeqytetit Praia për të pritur skuadrën me festë madhështore.

Pas një paraqitjeje historike në Kupën e Botës, kombëtarja e Kepit të Gjelbër u rikthye në atdhe mes një pritjeje të jashtëzakonshme nga tifozët.
Kryeqyteti Praia u mbush me mijëra njerëz që dolën në rrugë për të festuar dhe për të përshëndetur skuadrën, duke e kthyer kthimin e saj në një ngjarje të madhe popullore.
Ky moment i veçantë u bashkua edhe me festimet e 51-vjetorit të pavarësisë së vendit, duke i dhënë atmosferës një domethënie edhe më të thellë kombëtare.
Emocionet ishin të mëdha, ndërsa shumë qytetarë i krahasuan lojtarët me figura simbolike të historisë së vendit.
Pamjet e shpërndara nga Federata e Futbollit e Kepit të Gjelbër tregonin stafin e aeroportit duke u përkulur në shenjë respekti ndaj avionit që solli ekipin në shtëpi.
Më pas, mijera tifozë me flamuj dhe simbole kombëtare e shoqëruan skuadrën gjatë paradës festive në rrugët e kryeqytetit.
Mediat lokale raportuan për kolona të gjata automjetesh dhe motoçikletash që ndiqnin autobusin e ekipit.Edhe pse aventura e tyre në Botëror përfundoi, Vozinha dhe shokët e tij u kthyen në atdhe si heronj të vërtetë.
Arritjet e tyre në turneun më të madh të futbollit kanë ngjallur krenari të madhe kombëtare dhe do të mbeten një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë sportive të Kepit të Gjelbër.


