Ja çfarë duhet të dini rreth “hënës blu” dhe kalendarit hënor

Astrologia Bora Jones në emisionin “Jeto me Orën”në RTV Ora tregoi se si ndikojnë njohuritë rreth kalendarit hënor në momente të caktuara të jetës.

Bora Jones: Kalendari hënor është interesant për çdo person, që kanë pikëpyetje se kur është koha më e mirë për të bërë biznes, për të zgjeruar familjen etje. Ndjekja e ciklit hënor, të përdorësh hënë, të jesh në lidhje të drejtpërdrejtë me energjinë universale të ndihmon të arrish dëshira të caktuara.

Sipas saj në varësi të shenjës në të cilën ndodhet dhe hëna e re favorizohen dhe aspekte të ndryshme të jetës.

Bora Jones: Hëna e re në shenjën e dashit e mirë për biznes, për të blerë një shtëpi hëna e re në shenjën e bricjapit. Të ndihmon të manifestosh në kohën e duhur.  Hëna gjatë rrotullimit rreth tokës kalon në secilin grupim yjesh.

Për çfarë periudhash duan të dinë më tepër njerëzit?

Bora Jones: Në prill, maj është një periudhë e rëndësishme, në gusht po ashtu  pas  është hëna e tretë që njihet si “hëna blu” është një periudhë ku duhet të mendojmë çfarë gjërash duam në jetën tonë. Ndodh me datë 31 gusht “hëna blu” në shenjën e peshqve zgjat pak si energji. Të gjitha shenjat do të ndjejnë si energji. Është një kohë e mirë për të praktikuar ritualin e plotë. Ka të bëjë me besimin në zot, te universi, në një fe. Ka lidhje dhe me frikërat, është mirë të largojmë nga vetja frikërat. Më pas në fund të vitit janë eklipset. Energjia është e njëjtë, por është e shumëfishuar. Gjërat që ndodhin gjatë eklipseve janë gjëra që ndodhin në një kohë të veçantë.

Madje ajo thotë se nëse kthehemi në të shkuarën dhe shikojmë për momente që kanë shënjuar jetët tona me shumë mundësi do të jetë në periudha ku ka eklipse hënore.

Bora Jones: Rikthejuni një kohe kur jeta juaj ka marrë një kthesë dhe kërkoni se kush ka qenë faza e hënës dhe do të shikoni që ka ndodhur diçka në atë periudhë. Ka të bëjë me eklipset e hënës.

“Numri më i madh i lindjeve ndodh gjatë hënës së plotë. Bizneset shkojnë shumë mirë, nuk kanë probleme, janë më me fat sesa nëse fillojnë gjatë një periudhe tjetër.”, tha ajo.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET