Lubiana dhe Klevisi sjellin atmosferën e festës së pavarësisë në “Jeto me Orën”

Shqipëria feston sot 110 vjetorin e pavarësisë.

Në lidhje direkte nga instilacioni "Reja" në kryeqytet në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora gazetarja  Eriselda Martini përcolli atmosferën nga kryeqyteti si dhe tregoi më shumë rreth koncertit që zhvillohet me rastin e pavarësisë.

Lubiana dhe Klevisi të cilët patën një prononcim për RTV Ora janë pjesë e koncertit ku treguan më shumë rreth organizimit të këtij aktiviteti.

Sa e rëndësishme është të jemi bashkë në festa të tilla?

Lubiana: Ne do të organizojmë një aktivitet që lidhet me ditën e pavarësisë dhe Mesdheun. Është shumë e rëndësishme sepse përcjellim vlera.

Çfarë do të ndjekim sot?

Lubiana: Do të ketë performanca nga artistë të rinj të talentuar. Janë përzgjedhur të performojnë dhe promovojnë traditën e zonave të ndryshe.

Klevisi: Jam një këngëtar që përfaqësoj zhanerin popullor. Sot do të bëj një larmishmëri këngësh.

Klevisi performoi live disa këngë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET