Djalë apo vajzë? Disa besëtytni (të cilat mund t'i besoni apo jo) për gjininë e bebit
Ato historinë e vjetra të gjysheve mund të mos kenë ende një përgjigje konkrete, por gjithsesi mbeten argëtuese. E vetmja mënyrë për të zbuluar gjininë e bebit është metoda shkencore, por ka disa nëna që kanë padurim deri në mësimin e të vërtetës.
Ka disa besëtytni që besohen ende dhe fliten mes nënave të reja, të cilat janë:
Shenjat që tregojnë se foshnja do të jetë djalë:
-Barku juaj duket si një top basketbolli
-Thithkat e gjoksit janë errësuar ndjeshëm
-Keni dëshirë për ushqime të kripura ose të tharta
-Keni neps për proteina, kryesisht mish dhe djathë
-Këmbët tuaja janë më të ftohta se para shtatzënisë
-Partneri juaj nuk po shton në peshë
Shenjat që tregojnë se do të bëheni me vajzë:
-Ju po shtoni peshë te pjesa e ijëve dhe të pasmet
-Barku ka formën e një shalqiri
-Keni neps për gjërat e ëmbla