“Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku pas ftesës për Euro 2024: Besa besë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 22:46
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli në konferencë sot, ku zyrtarizoi listën e të ftuave për Europianin. Në sulm nuk mungon Mirlind Daku, i cili u grumbullua pas një edicioni pozitiv me rusët e Rubin Kazan.
Sulmuesi kuqezi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan “Besa Besë”, ndërsa pas shpinës së tij duket banderola “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”.