106-vjetori i Luftës së Vlorës

106-vjetori i Luftës së Vlorës

Më 5 qershor 1920, Shqipëria shënoi një nga momentet më domethënëse të përpjekjeve për konsolidimin e shtetit: Luftën e Vlorës.

Në një kohë kur në arenën ndërkombëtare diskutohej ende e ardhmja e vendit dhe rreziku i copëtimit mbetej i pranishëm, populli shqiptar mori në dorë fatin e tij.

Mijëra vullnetarë shqiptarë u përballën me forcat italiane, të pajisura me armatim modern dhe të mbështetura nga aviacioni dhe flota detare. Luftimet u zhvilluan në zona të ndryshme, veçanërisht në Drashovicë, në rrethinat e Vlorës, dhe në zonën e Tepelenës duke dëshmuar vendosmërinë dhe sakrificën e luftëtarëve shqiptarë.

Pas disa javësh përleshjesh të ashpra, Italia u detyrua të tërhiqej dhe të nënshkruante marrëveshjen e 2 gushtit 1920, e cila shënoi fundin e luftës.

Kjo solli rikthimin e administrimit shqiptar në Vlorë, ndërsa Italia mbajti vetëm ishullin e Sazanit.

Suksesi i kësaj përballjeje përshpejtoi tërheqjen e forcave italiane edhe nga zona të tjera të Shqipërisë, si Durrësi, Saranda dhe Shëngjini.

Fitorja në Luftën e Vlorës u bë një dëshmi e qartë e vullnetit të popullit shqiptar për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e vendit. 

EMISIONET