Nga rrjeti social te automobilat: TikTok po ndërton makinën e tij të parë!

Nga rrjeti social te automobilat: TikTok po ndërton makinën e tij

Rrjeti social TikTok, i cili ka “çmendur” të rinjtë në mbarë botën, po zgjeron aktivitetin e tij edhe në industrinë e automobilave.

Kompania mëmë ByteDance pritet të lançojë në Kinë një makinë të re elektrike gjatë këtij viti, në bashkëpunim me prodhuesin Seres Group. Projekti po zhvillohet gjithashtu me mbështetjen e platformës së inteligjencës artificiale “Volcano Engine”.

Makina e parë “e TikTok-ut”
Sipas planeve, modeli i parë pritet të jetë një crossover, një kombinim mes SUV-it dhe sedanit, i prodhuar në fabrikën e Seres në Chongqing. Ideja kryesore është që teknologjia e ByteDance të jetë në zemër të automjetit.

Sistemi i inteligjencës artificiale do të funksionojë si “truri digjital” i makinës, duke ofruar komandim me zë, personalizim të cilësimeve dhe funksione të avancuara të AI-së brenda kabinës.

Teknologji e integruar dhe versione të ndryshme
Për këtë projekt është krijuar edhe një kompani e re me emrin Saidou. Makina e parë pritet të prezantohet para fundit të vitit dhe do të vijë në dy versione: elektrik dhe me zgjatues autonomie (range extender).

TikTok dominon edhe përdorimin global
Ndërkohë, TikTok vazhdon të shënojë rritje të fortë në përdorim global, sidomos tek të rinjtë 16–24 vjeç, të cilët kalojnë mesatarisht mbi 3 orë në ditë në platformë.

Suksesi i aplikacionit lidhet kryesisht me formatin e videove të shkurtra dhe algoritmin e personalizuar, i cili sugjeron përmbajtje sipas interesave të përdoruesve, duke rritur ndjeshëm kohën e qëndrimit në platformë.

EMISIONET