Stefon Diggs flet për herë të parë për raportin me Cardi B pas ndarjes...

Stefon Diggs flet për herë të parë për raportin me

Stefon Diggs ka reaguar për herë të parë lidhur me raportin e tij me reperen Cardi B, pas pamjeve virale që ngritën dyshime për tensione mes tyre.

I pyetur nga mediat amerikane për statusin aktual të marrëdhënies, Diggs u shpreh se mes tyre ekziston ende respekt dhe mirëkuptim, pavarësisht spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet.

“Është nëna e fëmijës tim dhe kam shumë dashuri për të,” deklaroi ai, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse janë rikthyer apo jo si çift.

Sa i përket videos virale ku Cardi B dukej e irrituar gjatë një bisede mes tyre, Diggs tha se nuk e konsideron situatën si konflikt serioz dhe se gjatë gjithë kohës ka ruajtur qetësinë. Sipas tij, raporti mes tyre vazhdon të jetë pozitiv dhe komunikimi nuk është ndërprerë.

Dyshja kishin njoftuar më herët ndarjen në fillim të vitit, pak muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Megjithatë, në muajt e fundit ata janë parë sërish bashkë në publik, duke nxitur spekulime për një ribashkim të mundshëm.

Cardi B dhe Stefon Diggs nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse janë sërish çift.

EMISIONET