Elbasan: Kavaja ende në arrati pasi luftoi me policinë, në fshat grupi negociator
Prej 4 orësh vijon operacioni i kërkimit në pyllin e fshatit Seltë, të Elbasanit për arrestimin e Josif Kavajës.
Pasditen e sotme 45 vjeçari sulmoi me armë drejt një patrulle policie e cila kishte shkuar për ti kontrolluar banesën e tij pas denoncimeve të banorëve se qëllonte me armë.
Më pas 45 vjeçari, sipas burimeve i armatosur u fsheh në një zonë të pyllëzuar dhe nuk pranon të vetëdorëzohet.
Në orën 20:00 (24 dhjetor 2020) gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi informon se familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t'u dorëzuar.
Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.
"Pavarësisht se është bërë rrethimi i zonës nga policia, ai nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar" informon gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi.
Sipas policisë, Josif Kavaja vijon të jetë i armatosur, gjë që ka shtuar frikën në mesin e banorëve të fshatit që janë mbyllur në shtëpi.
Terreni malor dhe temperaturat në ulje kanë vështirësuar operacionin e policisë.
I kërkohet ndihmë edhe të vëllait
Policia ka thirrur vëllanë e Kavajës në vendngjarje për të komunikuar, por pa rezultat.
LEXO EDHE: Elbasan, 45-vjeçari qëllon me armë drejt policisë, rrethohet dhe ndiqet nga RENEA
