Elbasan/16 orë “luftë” e negociata në mal, RENEA plagos e arreston 45-vjeçarin që qëlloi policinë

Ka përfunduar me plagosje dhe më pas arrestimin e 45-vjeçarit Josif Kavaja, operacioni 16 orësh i forcave Speciale në Seltë të Elbasanit ku ai sulmoi me armë policinë. Gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, ndoqi aksionin hap pas hapi e solli dëshmi ekskluzive.

Personi në foto është Josif Kavaja. 45-vjeçari që sulmoi me armë policinë në Seltë të Elbasanit është arrestuar pas 16 orëve operacion ku ai mbeti i plagosur.

Ndërsa këto pamje në video tregojnë momentin kur ai u dërgua në Spitalin e Elbasanit.

Ai iu nënshtrua një operacioni për plumbin që ka marrë në këmbë, ndërsa spitali u blindua nga forca të shumta policie.

45-vjeçari që sipas familjarëve ka probleme të shëndetit mendor ishte në ndjekje nga forcat speciale të Policisë së Shtetit prej orës 16:00 të pasdites të 24 dhjetorit, operacion të cilin e ndoqi hap pas hapi gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi.

Për gati 16 orë fshati Seltë ishte nën shtetrrethim, pasi disa herë herë 45-vjeçari sulmoi me armë forcat e Policisë, të cilat në rastin që iu kundërpërgjigjen e lanë të plagosur.

Shkëmbimi i zjarrit pasoi disa orë negociata të dështuara për vetëdorëzim, ku Josif Kavaja nuk iu përgjigje as thirrjes së familjarëve.

Motivet pse e çuan 45 vjeçarin drejt këtij akti mbeten ende nën hetim, por kunati i tij një intervistë për Ora News, ngriti dyshime se Josif Kavaja mund të jetë ngacmuar nga banorë të fshatit.

Prokuroria e Elbasanit ndërkohë thotë se po punon për të sqaruar të gjithë dinamikën e luftës së 45-vjeçarit me policinë që fatmirësisht përfundoi pa fatalitete.

Ora News përmes gazetares Edisona Skënderi në Elbasan ndoqi hap pas hapi të gjithë operacionin

Ora 08:05 Përfundon me sukses operacioni, RENEA arreston Josif Kavajën

Kavaja tashmë është në duart e RENEA-s. Operacioni për kapjen e 45-vjeçarit nuk ishte i lehtë, ka pasur rezistencë dhe të shtëna me armë nga ana e tij, është kundërpërgjigjur dhe RENEA. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Kavaja ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

https://youtu.be/7haz2eoEHQ8

Ora 07:00 (e premte, 25 dhjetor) “Jetën t’ja marrë Zoti, jo robi”, kunati i Josif Kavajës apel policisë përmes Rtv Ora: Është i sëmurë psikik, mos qëlloni ndaj tij

Kunati i 45 vjeçarit Josif Kavaja nga fshati Seltë i Elbasanit, në kërkim të të cilit është vënë policia prej pasdites së 24 dhjetorit, apelon policinë përmes Rtv Ora të bëjë kujdes me të sepse është me probleme psikike dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Ai thotë për gazetaren Edisona Skënderi se sapo të dalë nga aty ku është mbyllur do ta dorëzojnë vetë familjarët në polici, por të mos ushtrojnë më presion që mund të çojë në ndonjë veprim fatal për jetën e 45-vjeçarit.

Ora 23:00 (e enjte, 24 dhjetor) - Pezullohet operacioni per kapjen e Josif Kavajës

Forcat RENEA që po drejtojnë operacionin kanë rrethuar zonën ku mendohet se fshihet 45-vjeçari dhe zona do të qëndrojë e rrethuar gjithë natën. Por operacioni i kërkimit do të pezullohet deri nesër në mëngjes. Shkak për pezullimin e operacionit është errësira dhe terreni i vështirë.

Ora 22:00 - Pse qëlloi me armë 45 vjeçari

Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi informon se Josif Kavaja kishte shtëpinë në një kodër dhe banorë thonë se 45 vjeçari mund të ketë qëlluar për të trembur një bari të zonës i cili kishte dërguar bagëtitë e tij të kulloste aty afër. Kavaja ka dashur ta trembë.

Ndërkohë banorë të tjerë të zonës thonë se ai jetonte vetëm dhe nuk ishte njeri problematik.

Ora 21:48 - Ekskluzive për Ora News/ flasin banorët: Besojmë se është ngacmuar

https://www.youtube.com/watch?v=nz4dA0yIKCk&feature=emb_title

Ora 21:50 - Forcat RENEA në fshat
Forcat RENEA ndodhen në fshat ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e 45 vjeçarit i cili dyshohet se i armatosur është fshehur në një pyll aty afër. Nuk dihet nëse Josif Kavaja (Qosja) ka komunikuar me ndonjë familjar në kuadër të negociatave për tu vetëdorëzuar.

Ora 20: 30 - Kavaja ende në arrati pasi luftoi me policinë, në fshat grupi negociator

Në orën 20:00 (24 dhjetor 2020) gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi informon se familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t’u dorëzuar.

Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.

Ora 17:00 - I armatosur qëllon me armë drejt policisë

Policia ka shkuar në banesën e Josif Kavajës për të bërë një kontroll, pas denoncimeve të banorëve se qëllonte me armë.

Prokuroria e Elbasanit kishte marrë një autorizim në gjykatë për kontrollin e banesës së 45 vjeçarit.

Kur kanë shkuar pranë ata nuk janë lejuar por janë qëlluar me armë madje duke u rrezikuar dhe jeta.

"Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë." - njoftoi policia ne oren 17:00.

Më pas në zonë ka mbërritur RENEA e cila ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

https://youtu.be/ZEQ0vI6vSrI

Vendi Lajme elbasan policia arme Lajmi i fundit Kronike qellon

EMISIONET