GOLAT/ Partizani mposht Kukësin në Shkodër, Teuta mbetet "makth" për Tiranën
Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionët për këtë sezon, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 0-2 në supersfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishin sulmuesit Kardozo dhe Solomon ata që i dhuruar fitoren skuadrës së Dajës.
Ndërkohë që Kukësi e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar 2 humbje me 2 rivalë direkt si Tirana dhe Partizani.
GOLAT KUKËSI – PARTIZANI 0-2
Teuta mbetet një makth për Tiranën, që e ka mposhtur përsëri me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.
Në stadiumin e Pogradecit, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që u shfaq më e saktë në rastet që iu dhanë.
Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj.
Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri.
Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.
GOLI| TIRANA-TEUTA 0-1
Deklaratat e trajnerëve të Partizanit dhe Kukësit pas ndeshjes
