Të shtëna me a*më në Shkodër/ Qëlloi në ajër pas sherrit, policia shpall në kërkim autorin

Të shtëna me a*më në Shkodër/ Qëlloi në

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Barbullush, në Vau i Dejës. Policia ka nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, pas një konflikti të çastit mes disa personave.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e saj dhe identifikimin e autorit.

EMISIONET