Pesë turistë gjermanë humbin orientimin në Malin e Çikës, ndërhyn Njësia Delta

Pesë turistë gjermanë humbin orientimin në Malin e

Pesë turistë gjermanë janë shpëtuar pasditen e së dielës pasi humbën orientimin në Malin e Çikës, në zonën e Majës së Qorres. Ndërhyrja e shpejtë e Njësisë Delta bëri të mundur lokalizimin e tyre në një zonë me terren të vështirë.

Pas marrjes së njoftimit rreth orës 18:00, ekipet e shpëtimit nisën menjëherë kërkimet dhe arritën të gjenin pesë turistët.

Katër prej tyre ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë për ndihmë të veçantë.

Ndërkohë, njëri prej turistëve nuk mund të lëvizte për shkak të gjendjes së tij fizike.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, ai u transportua në krahë nga ekipet e shpëtimit deri në një zonë më të sigurt.

Operacioni përfundoi me sukses, ndërsa turistët u nxorën nga zona ku kishin humbur orientimin.

EMISIONET