Netanyahu mund të arrestohet në Nju-Jork?/ Kryebashkiaku Mamdani kërkon rrugën ligjore, Izraeli reagon ashpër

Netanyahu mund të arrestohet në Nju-Jork?/ Kryebashkiaku Mamdani

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, ka ngritur mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Çështja, sipas tij, po shqyrtohet nga ana ligjore për të përcaktuar kompetencat e administratës së qytetit.

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani e cilësoi Netanyahun si një kriminel lufte që duhet të përballet me drejtësinë në Hagë.

Ai bëri të ditur se administrata e tij po konsultohet me zyrën ligjore për të sqaruar nëse kryebashkiaku ka autoritet të udhëzojë Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut për arrestimin e një lideri të huaj.

Sipas Mamdanit, procesi është në fazë shqyrtimi dhe çdo veprim do të mbështetet te kuadri ligjor, pa ndërmarrë masa që tejkalojnë kompetencat e parashikuara.

Deklaratat e tij u pasuan nga reagimi i ambasadorit të Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili e akuzoi kryebashkiakun se po zhvendos vëmendjen nga detyrat e tij duke sulmuar shtetin e Izraelit.

Danon e cilësoi qasjen e Mamdanit si nxitëse të armiqësisë dhe të orientuar drejt vëmendjes mediatike.

EMISIONET