Zbutet Kodi Penal, me 10 gram kanabis i shpëton burg, prostitucioni s'është më krim

Zbutet Kodi Penal, me 10 gram kanabis i shpëton burg, prostitucioni

Ndërhyrjet e shumta në vite në  Kodin Penal si dhe  shtimi i disa fenomeneve  ne shoqërinë shqiptarë kane sjellë të nevojshme rishkrimin edhe një herë të këtij dokumenti bazë të  drejtësisë .

Prej muajsh ekspertë nga të gjitha fushat e jurispudencës janë përfshirë në rishkrimin e tij, duke paraqitur një draft i cili pritet të miratohet pasi të merret edhe mendimet e grupeve të interesit.  

 Në draftin final të siguruar nga RTV Ora shihet se ndërhyrje janë bërë ne shumë kategori të veprave penale të kërkuara edhe me herët kryesisht  nga avokatët por të sugjeruara edhe nga prokurorët.

Kështu sa i takon veprës penale të prodhim dhe shitje të lëndës narkotike ka ndërhyrje në sasinë për konsumit vetjak. Nëse deri tani dënohen për prodhim dhe shitje të gjithe ata persona që u është kapur me shumë se tre gramë hashash në draftin e ri është parashikuar që kjo sasi të shtohet deri në 10 gram  

Ndërkohë për krimet e korrupsionit aktivitetet kriminiale ekonomike parashikojnë dhe konfiskime pasurie, të cilat nuk ishin të parashikuara në kodi aktual .

Sa i takon vrasjeve ndryshime janë bërë ne kategorine e vrasjeve për cilësi të veçanta. Ne kodin aktual janë të ndara vrasje për zyrtarët e lartë dhe nen të veçantë  për vrasjen e punonjësve te policies. Në draftin e propozuar kjo vepër është në njëjtin nen ndërsa marshi i dënimit nuk ka ndryshuar, nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndryshim ka patur edhe në nenin për vrasjen e foshnjes e kryer me dashje. Ndërsa në Kodin e mëparshëm nuk ishte parashikuar dyshemeja e dënimit ne kodin e ri është percaktuar nga 2 deri ne 5 vjet.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi s’do të ketë dënim e as arrestim por vetëm gjobë pra do të kosiderohet një kundravajtje penale.

Ndryshim  ka edhe në veprën e prostitucionit ndërsa ne kodin e aktual  ushtrimi i  prostitucionit është vepër penale në draftin e ri  është parashikuar që ushtrimi i tij s’do të konsiderohet më vepër penale por kundravajtje. Gjithashtu është parashikuar rritje e dënimit për krimet Krimet Seksuale dhe aktiviteti për pornografin.  

PJESA E POSACME E KODIT PEN... by Ora News Lajme

Kodi Penal_Tabela e ndryshi... by Ora News Lajme

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike kodi i ri penal

EMISIONET