Sot protesta e 45-të, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 19:52
Protesta e radhës qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në kryeqytet, duke shënuar tubimin e 45-të të organizuar në këtë formë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Përpara Kryeministrisë do të mbahen fjalime dhe do të shfaqen mesazhe kundër qeverisë përmes pankartave dhe banderolave të protestuesve.

