Ç'po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ftuar këtë mbrëmje më 13 prill në emisionin Opinion në Tv Klan, u pyet sërish për ndërtimet në Aeroportin e Vlorës.
Pacolli deklaroi përballë moderatorit Blendi Fevziu se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, por se ka pasur dijeni për to.
“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë.
Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses projekti”, tha Pacolli.

