Edhe Spahia me zift elektoral/ Bashkia Shkodër jep 6 tendera për rehabilitime rrugësh, digjen ofertat më të “mira”

Bashkia e Shkodrës ka shpallur fituesit në 6 tenderat e radhës për asfaltime rrugësh dhe riparime trotuaresh. Përpos që prokurimet bëhen në periudhë fushate zgjedhore, institucioni i drejtuar nga Bardh Spahia i ka dhënë duke skualifikuar ofertat më të arsyeshme.

Investimet në infrastrukturën rrugore në periudhë fushate zgjedhore, janë kryefjala e tenderimeve që bëjnë institucionet vendore. Ndërsa nuk ndalen së bëri procedura duke skualifikuar ofertat më të arsyeshme.

Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as Bashkia e Shkodrës, e cila që nga data 27 mars e deri në 6 prill, ka mbyllur 6 të tilla me vlerë totale 237 mijë euro për asfaltime dhe riparime.

Për rikonstruksionin e trotuarit në rrugën “Daut Boriçi” do të shpenzohen 50 mijë euro, ndërsa për të ishin intersesuar 7 kompani. Gjashtë prej tyre janë skualifikuar nga gara dhe fitues është shpallur “S.M.O.UNION” me ofertën sa 92% të vlerës së.

Ndërsa subjektet “NDERTUESI 2000” dhe “Curri” që kishin kërkuar më pak fonde janë skualifikuar nga gara me arsyen se makineritë dhe stafin drejtues I kanë angazhuar në akse të tjera të kësaj bashkie.

Edhe për riparimin e rrugës “Et’hem Kazazi” do të shpenzohen 50 mijë euro, ndërsa në të kanë marrë pjesë 6 subjekte. Fitues është shpallur “SMO VATAKSI” që kërkoi sa 85% të vlerës së tenderit për të realizuar punën.

Ndërsa “NDERTUESI 2000” që kishte kërkuar shumë më pask se fituesi është përjashtuar nga gara.

E njëjta formë është ndjekur nga institucioni i drejtuar nga Bardh Spahia edhe në 4 prokurimet e tjera.

bashkia bardh spahia

EMISIONET