“Ju jeni të Sali Berishës”/ Turizëm mes plehrash dhe gropash. Lagje të tëra në Vlorë të diskriminuara nga pushtetarët

Miliona euro investime janë kyer në Vlorë vitet e fundit, ndërsa duket se ato janë përqëndruar vetëm në një zonë, atë të Lungomares dhe qendrës së qytetit. Por pak metra më tutje, situate është krejt ndryshe në lagjet e harruara të Vlorës. Banorët shprehen të shqetësuar për infrastrukturën dhe mbetjet urbane.

Këto janë pamjet e lagjes “Hajro Cakerri” në Vlorë!

Ndodhet vetëm  disa dhjetëra metra nga qendra e qytetit, por mbeturinat, dhe rrugët e prishura gjendjen në çdo cep të saj!

Banorët tregojnë se problemi më i madh mbetet infrastruktura

“Ja shiheni vetë se ju jeni djem të rinj dhe e kuptoni më mirë situatën. Në vend të ndreqeshim jemi më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Edhe nga një biçikletë që kemi dhe ato na u kalbën në këto rrugë”, thotë një banor.

Mbeturinat e hedhura ngado, si rjedhojë e mungesës së kontenierve të përshtatshëm për 500 familje, janë kthyer tashmë në burim infeksioni siç tregojnë banorët.

“Çdo mëngjes mbledh plehrat, sepse këtu nuk vjen njeri. Dhe na thotë: “Ju jeni të Sali Berishës”. Në hale të vejë edhe Sali Berisha edhe Edi Rama”, shprehet banori i revoltuar.

“Merren mbeturinat dhe hidhen këtu. Nuk më intereson as Edi Rama dhe as njeri tjetër. Më intereson rruga”, thekson një tjetër banor.

Përgjatë viteve për Hajro Cakërrin ka patur premtime të shumta. Prezantime projekti për rehabilitimin e saj përpara banorëve si dhe fonde të përcaktuara në planet buxhetore ndër vite.

Pavarësisht këtij fakti, asnjë prej premtimeve të dhëna nuk është mbajtur asnjëherë. As në buxhetin e 2023 nuk ka asnjë fond për rehabilitimin e saj.

“Ju jeni të Sali Berishës”/ Turizëm mes plehrash dhe

edi ruçi vlora

EMISIONET