“Elbasani, bunker për Berishën”/ Gjiknuri dhe Llatja në Kuqan: Boçi e ka humbur një herë Elbasanin

Gjatë një takimi në Kuqan të Elbasanit, Damian Gjiknuri deklaron se Luçiano Boçi rikandidaon për kryetar Bashkie që t akthehë qytetit në një bunker në shërbim të Sali Berishës dhe Ilir Metës

Luçiano Boçi kërkon ta kthejë në Elabsanin në një bunker për interesa të “martesës” së re Berisha – Meta.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ky është motiv që ish-deputeti ka hyrë në garë.

Damian Gjiknuri: “Kundërshtari politik Luçiano Boçi nuk është një figurë e re. Ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Elbasanit. Ka kandiduar për kryetar bashkie në 2007-ën dhe ka humbur. Tashmë e kanë ricikluar për ta sjellë prap në drejtim të bashkisë së Elbasanit. Po shih çfarë thotë ai xhagai i madh bashkë me Ilir Metën, ne thotë sa të marrim bashkitë, ne duam të përmbysim qeverinë. Bashkitë do kthehen në bunker politik për të promovuar revolucionin e Saliut.”

Këto dekarata Gjiknuri i bëri gjatë një takmi me banorët e fshatit Kuqan, ku shoqërihej nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ky i fundit renditi disa nga investimet e bëra në fshat ku investimi në unazën bujqësore ndikoi drejtpërdrejt në ekonomitë e banorëve, duke bërë një paralelizëm edhe me qeverinë e kaluar.

Gledian Llatja: “Këtu bëhet dallimi ndërmjet nesh dhe atyre. Çfarë kanë bërë për Elbasanin këto në të gjithë këto vite në politikë? Të dalë ndonjë dhe të thotë ka bërë një rrugë, ka bërë një shkollë, apo ka kërkuar meqë nuk e paska pasur bashkinë vetë, ka kërkuar në bashki apo në Këshill Bashkiak të bëjë një gjë. Fare, zero!”

Përgjatë javës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar disa takime me banorët e qarkut të Elbasanit. Ndërkohë në 14 prill pritet të nisë zyrtarisht edhe fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

“Elbasani, bunker për Berishën”/ Gjiknuri dhe Llatja

EMISIONET