Drutë e Veliajt/ Babë e bir futën për kërcënim shokun e Ferdinand Rrushit. Personi i 4-t në kërkim rezulton të jetë Luiz Llozhi
“Ora News” zbulon emrin e personit të 4 të proceduar dhe shpallur në kërkim për gjobëvënien ndaj biznesmenit nga Gramshi, Eral Myftaraj. Luiz Llozhi, është personi që po kërkohet nga policia.
Llozhi njihet si person me precendetë penalë dhe për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin.
Llozhi dhe Edmir Boci, janë shokë me njëri-tjetrin njëherësh kanë lidhje familjare me Shyqyr Alcanin. Edmir Boci, rezulton të jetë një person me precedentë penalë në fushën e tregtimin të drogës.
Mes rradhëve të polici, Boci, njihet si lidhje shoqërore me Ferdinand Rrushin, personin që tashmë ndodhet në burg për Rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen në zonën e Malit të Dajtit të trupit të Rrushdi Hoxhës.
Duke shfrytëzuar miqësinë me Bocin dhe Luiz Lloshin, administratori i kompanisë “Alcani”, Shyqyr Alcani, së bashku me djalin e tij Algert Alcani, me profesion Jurist në Bashkinë e Tiranë, i kanë kërkuar ndihmë dy personave me precedentë penalë, me qëllim ushtrimin e presionit përmes kërcënimit tek pronari i kompanisë fituese “AL-MEXËOOD”, Eral Mytaraj.
Lloshi dhe Boci, së bashku me babë e bir, kanë kërcënuar me jetë dhe forma të ndryshme, me qëllim që Myftaraj të hiqte dorë dhe t'ua dorëzonte tenderin me vlerë 63 859 260 milionë lekë, për blerjen e lëndëve drusore për llogari të bashkisë Tiranë.
Myftaraj, nuk ka pranuar ti dorëzojë tenderin Shyqyr dhe Algert Alcanit, duke vijuar procedurën deri në shpalljen fitues i këtij tenderi.
Por sërisht presionet dhe kërcënimet nuk kanë mungur nga 4 personat e mësipërm. Nisur nga kjo situatë, Eral Myftaraj, mësohet se ka komunikuar me drejtues lokalë të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, duke depozituar kallëzim penal ndaj 4 personave.
Mbrëmjen e djshme policia së bashku me repartin RENEA, ka ndërhyrë duke kryer arrestimin e Edmir Boccit, juristit të bashkisë Tiranë, Algert Alcani, babain e këtij të fundit Shyqyr Alcani dhe shpallur në kërkim Luiz Lloshin.