Ambasada britanike publikon raportin: Shqipëria shënon progres në Transparencën Buxhetore, sipas OBS 2025

Ambasada britanike publikon raportin: Shqipëria shënon progres në

Shqipëria ka arritur 64 pikë nga 100 në Indeksin e Transparencës Buxhetore (OBS 2025), duke u renditur mbi pragun global të mjaftueshmërisë prej 60 pikësh dhe mbi mesataren rajonale.

Ky rezultat pasqyron një përmirësim të qëndrueshëm që prej vitit 2021, me një nga arritjet kryesore, publikimin për herë të parë të Buxhetit të Qytetarëve, duke e bërë informacionin fiskal më të aksesueshëm dhe më të kuptueshëm për publikun.

Raporti evidenton që Shqipëria në këtë renditje le pas vendet si Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë.

Raporti i publikuar nga Ambasada Britanike në Tiranë tregon se transparenca nuk është vetëm publikim dokumentesh, por sigurimi i informacionit të qartë dhe të detajuar që forcon llogaridhënien publike.

“Megjithatë, ky rezultat tregon edhe drejtimet ku duhet të përqendrohen reformat në fazën e ardhshme. Fushat prioritare janë: rreziqet fiskale, detyrimet e prapambetura të shpenzimeve dhe forcimi i lidhjes ndërmjet alokimeve buxhetore dhe rezultateve konkrete të politikave publike”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të ambasadës britanike.

Raporti dëshmon se Shqipëria po ecën përpara drejt standardeve më të larta të qeverisjes së hapur.

“Transparenca nuk nënkupton vetëm publikimin e dokumenteve, por publikimin e informacionit të duhur, me nivelin e nevojshëm të detajimit, në mënyrë që qytetarët dhe institucionet të kenë mundësi të ushtrojnë kontroll dhe të kërkojnë llogaridhënie nga qeveria. Shqipëria është në drejtimin e duhur. Sfida tani është të ecë edhe më tej”, thekson ambasada britanike.

EMISIONET