Dendias në Tiranë: Ligji i luftës anakronizëm, do ta zgjidhim bashkë. Edhe Rama optimist


Heqja e "ligjit të Luftës" është një nga temat kryesore që është diskutuar në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias sot në vizitën zyrtare të tij në Tiranë.

Të dy diplomatët e lartë të dy shteteve folën me tone pozitive lidhur me këtë çështje.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias tha se kishte ardhur në Tiranë për të përcjellë mesazhin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se ligji i luftës është "anakronizëm" dhe shprehu optimizëm se çështja do zgjidhej.

Nga ana tjetër edhe Rama u shpreh optimist se kjo çështje do të përfundonte në mënyrë pozitive.

Edi Rama: “Nuk është ende një çështje që e konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim pozitiv dhe së shpejti unë kam shumë besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive. Që është heqja e “ligjit të luftës”.

Pastaj pasi humbën detin nacional folklorikët patriot do humbin dhe tokën, e pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subject si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare sepse në tokë e në det nuk do të kenë më çështje për tu marrë.

Nikos Dendias: Ligji i luftës është një anakronizëm dhe jam i sigurtë që do ta zgjidhim së bashku. Është një gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis.

Diskutuam për një nga që na lidh, i referohem minoritarëve, edhe frymës që duhet të dalë dhe të përshkojë idenë për fqinjësi të mirë.

Nuk duhet të humbasim më kohë se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhënien tonë dhe për ne duhet të shkojmë më para. Pashë me gëzim perspektivën që Shqipëria ka bërë në sektorin që lidhen me minoritetin grek. Besoj që të gjitha këto mund ti jpin mundësi që të kalojë në axhendën pozitive.

Lexo dhe: Shqiperi-Greqi bien dakord: Çështja e detit shkon në Gjykatë Ndërkombëtare

 

EMISIONET