Deti "ndahet" në Hagë, Shqipëri - Greqi bien dakord, çështja në Gjykatë Ndërkombëtare

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot (20 tetor) në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare ku nënvizoi se "zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet .

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishin në një dalje për medien kur njoftuan për dakordësinë mbi delimitimin detar dhe ballafaqimin në Gjykatë Ndërkombëtare.

Edi Rama: "Kjo çështje nuk do të jetë në diskreticionin tonë apo Greqisë dhe ne jemi plotësisht dakord. E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë përmes detit por nuk do të ketë pushtet.

Rama nuk la edhe pa thumbuar politikën në vend, duke e cilësuar si patriotizëm artifical situatën e krijuar me çësthjen e detit.

Më vjen keq që do të zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku Shqiupëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për ti vendosur pikat mbi "I" në bazë të ekspertozës dhe të drejtës ndërkombëtare mbi detin.

"Më vjen keq patriotët e detit por çështje e detit nuk është një çështje me të cilën mund të bëjnë  as propagandën e tyre të shpifur antigreke, që është një turp dhe as elektorat politik në Shqipëri apo në Kosovë. Të vetëvendosen në çështje të tjera."

Nikos Dendias: Edhe me kryeministrin edhe me ministrin Cakaj diskutuam për çështjen e përcaktimit të hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet dhe sigurisht kam dëgjuar me interest të lartë dakordësinë e e z. Rama se zgjidhja e kësaj çështje do të ketë si bazë marrëvshjen e OKB, ku kemi nënshkruar.

Duke analizuar këtë çështje kemi rënë dakord të kalojmë në të Drejtën Ndërkombëtare, Në Gjykatën e Hagës.

Kjo marrëveshje e Shqipërisë dhe Greqisë mbështet në një qëndrim të të dyja vendeve në zgjidhjen e çdo konvergjence dhe divergjence. U bazuam në marrëveshjen e 1996, ku ramë dakord që ka nevoje për thellim dhe një dinamizëm për të ecur së bashku për të ecur përsa i përket strategjive të dy vendeve.

Problemet nuk i zhvendosim ne Bruksel

Edi Rama:"Falenderova publikisht për faktin se pavarësisht momenteve të caktuara në historinë e këtyre marrëdhënieve ku kemi pasur tension e vërteta është se Greqia nuk ka qenë asnjëherë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kemi dakordësi të plotë lidhur me faktin që çështjet që duhet të zgjidhim së bashku nuk janë çështje që zgjidhen për eskport në Bruksel. Ne nuk kemi nevojë që Brukseli të na vendosë përpara obligimit dhe as Greqia ska nevojë.

Nuk shoh asnjë nga çështjet pamundësi zgjidhjeje . Janë të zgjidhshme dhe jemi në rrugën për ti zgjidhur.

 

Se shpejti mbledhje e perbashket e dy qeverive

 

Zgjidhja e çështjes së detit nga Gjykata Nderkombetare do bëjë që dy vendet të fokusohen në bashkëpunimin rajonalk e ekonomik, tha Rama. Mes dy vendeve do të nisë puna për një mbledhje të përbashkët e dy qeverive.

Edi Rama: "Në këtë mënyrë do të fokusohemi tek bashkëpunimi rajonal ekonomik. Do të fokusohemi dhe të bëjmë më të mirën për qytetarët shqiptarë me kombësi greke që jetojnë në Shqipëri apo qytetarët me kombësi shqiptare që jetojnë në Greqi. Po nisim punën për organizimin e mbledhjes së dy qeverive për tu marrë me cështje që kanë rëndësi për fëmijët tanë dhe njerëzit tanë. Cështjet e patriotizmit nacional folklorik nuk janë çëshje të qeverive tona."

Kërkesën e Këshillit të BE në mars për të rregulluar mekanizmat për respektimin e të drejtave të minoriteteve, kreu i qeverisë shqiptare tentoi ta shpjegojë si një përfitimi për të dy vendet dhe jo siç është në të vërtetë, një kërkesë specifike e Greqisë.

"Nuk e bëjmë se kërkon Greqia"

Kryedimploati grek kishte marrë direktiva nga kryeministri i tij për të dhënë shpresë në Tiranë për ligjin e Luftës, por ende asnjë dokument i firmosur.

Lexo gjithashtu: Dendias në Tiranë: Ligji i luftës anakronizëm, do ta zgjidhim bashkë. Edhe Rama optimist


Rama: Greqia partnere strategjike, fqinje e mirë
Kryeministri shqiptar e quajti Greqine fqinje të mirë. Me të njëjtat superlativa u fol dhe nga ministri i jashtem grek, Nikos Dendias.

Edi Rama:“Rruga e përbashkët e të ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell dhe kemi detyrimin ndaj gjeneratave të bëjmë më të mirën.

Marrëdhëniet, sot ,janë më të mira se asnjëherë tjetër për një mijë e një arsye që dihen dhe që ne thjesht duhet ti ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, shpresash të njerëzve tanë.

Për ne qysh në krye të herës ka qenë dhe mbetet partner strategjik. E konsiderojmë Greqinë një fqinjë të çmuar dhe partneriteti ynë strategjik me Greqinë është partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithcka që na lidh nga e shkuara e afërt apo e largët”

Çështja e detit, ligji i luftës dhe të drejtat e minoriteti grek në vendin tonë janë diskutuar edhe në takimin e ministrit Dendias dhe Presidentit Ilir Meta.

EMISIONET