"Vendi me siguri do të zhduket", Medvedev kërcënon Poloninë me asgjësim

"Vendi me siguri do të zhduket", Medvedev kërcënon

Ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, ka sulmuar në Twitter Poloninë dhe kryeministrin e saj Mateusz Morawiecki.

"Një budalla me emrin Mateusz Morawiecki tha se Ukraina ka të drejtë të sulmojë Rusinë dhe se ai nuk shqetësohet për luftën e NATO-s kundër Rusisë, sepse kjo e fundit do ta humbasë së shpejti", shkruan Medvedev në anglisht dhe polonisht.

“Unë nuk e di se kush do ta fitojë apo humbë një luftë të tillë, por duke marrë parasysh rolin e Polonisë si një postë e NATO-s në Evropë, ky vend me siguri do të zhduket së bashku me kryeministrin e tij budalla".

Kreu i qeverisë polake konsiderohet si një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës.

lufta ne ukraine dimitri medvedev

EMISIONET