Trup i paj*të gjendet në pjesën e poshtme të avionit që mbërriti në Londër nga Maroku, nisin hetimet!

Trupi i pajetë i një burri është gjetur në pjesën e poshtme të një avioni të kompanisë “Air Arabia”, i cili ishte ulur në aeroportin Gatwick të Londrës pas një fluturimi nga Maroku. Sipas raportimeve të BBC, shërbimet e emergjencës u thirrën pas zbulimit të trupit në avionin që kishte mbërritur nga qyteti i Tanxherit rreth orës 11:45 të paradites.
Një zëdhënës i aeroportit në West Sussex konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se ekipet e aeroportit po bashkëpunojnë me policinë dhe mjekun ligjor për hetimin e rastit.Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e viktimës apo mënyrën se si personi ka përfunduar në atë pjesë të avionit.
Rikujtojmë, se një fluturim i linjës ajrore britanike Jet2, me 220 pasagjerë në bord, u detyrua të bëjë ulje emergjente në Porto të Portugalisë pasi piloti pësoi atak në zemër gjatë udhëtimit nga Tenerife drejt Birminghamit.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi ndërsa avioni po fluturonte në rreth 30 mijë metra lartësi, duke shkaktuar momente paniku mes pasagjerëve. Ekuipazhi reagoi menjëherë duke kërkuar ndihmë mjekësore në bord, ndërsa bashkëpiloti mori kontrollin e avionit dhe nisi procedurat për uljen emergjente.
Dëshmitarët përshkruanskena tensioni gjatë zbritjes së shpejtë të avionit drejt Portos. Një pasagjer tha për “The Sun” se shumë njerëz u zgjuan të alarmuar, ndërsa stjuardesat kërkonin një mjek dhe fëmijët po qanin nga frika. “Ne ishim në gjumë kur filloi kaosi. Dritat u ndezën dhe ekuipazhi dukej shumë i shqetësuar”, tregoi ai.
Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Portos në orën 02:11 të mëngjesit të së premtes. Piloti u transportua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

