Nga Tirana në Luksemburg, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në Konferencën Vjetore të CENL

Nga Tirana në Luksemburg, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Europës (CENL), e cila u zhvillua këtë vit në Luksemburg.

CENL është rrjeti që bashkon bibliotekat kombëtare të vendeve evropiane. Konferenca synoi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për të nxitur inovacionin dhe për të promovuar ruajtjen e trashëgimisë dokumentare e kulturore.

Kjo konferencë përbën një nga forumet më të rëndësishme profesionale në fushën e bibliotekave, ku drejtues dhe ekspertë të institucioneve të kujtesës diskutojnë mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika në fusha si transformimi digjital, ruajtja afatgjatë e koleksioneve, qasja e hapur në informacion dhe roli i bibliotekave në shoqërinë e dijes.

Nga Tirana në Luksemburg, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

BKSH këtë vit u përfaqësua nga drejtorja e institucionit, Majlinda Toçi, dhe bibliografja, Jola Tasellari. Pjesëmarrja e BKSH-së në këtë aktivitet ndërkombëtar dëshmon angazhimin e institucionit për të qenë pjesë aktive e dialogut profesional evropian dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe praktikave bashkëkohore në fushën bibliotekare. Pjesëmarrja në konferencë krijoi mundësi të reja për bashkëpunim me bibliotekat kombëtare evropiane.

EMISIONET