Katër ushtarë izraelitë vrit*n në Liban, Ben Gvir: I gjithë Libani duhet të d*gjet!

Katër ushtarë izraelitë vrit*n në Liban, Ben Gvir: I

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë në jug të Libanit, në atë që konsiderohen humbjet e para të Izraelit që pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Irani për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, mes viktimave është edhe nënkoloneli Dor Gedalia Ben Simhon, ndërsa emrat e tre ushtarëve të tjerë do të publikohen në një fazë të mëvonshme.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në kufirin izraelito-libanez. Autoritetet izraelite deklaruan se kishin kryer sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit, duke e akuzuar grupin për shkelje të përsëritura të armëpushimit.

Pas lajmit për vrasjen e ushtarëve, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, reagoi me deklarata të ashpra, duke kërkuar një përgjigje më të fortë ushtarake ndaj Libanit.

“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’ia bëjë të qartë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë për pazare”, deklaroi ai.

Ben Gvir tha se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një reagim shumë më të ashpër, duke shtuar se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

“Mjaft me reagime të kufizuara. Në Lindjen e Mesme nuk fiton me përmbajtje, por duke goditur fort dhe duke shkatërruar terrorin”, u shpreh ministri.

Deklaratat e tij pritet të shtojnë debatet mbi mënyrën se si Izraeli do t’i përgjigjet zhvillimeve të fundit në kufirin me Libanin, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

EMISIONET