VIDEO/ “U q*llua në kokë”, Ekzaminimi: Në pjesën e pasme kishte pl*gë më armë! Policia rikthehet në zonën ku u gjet trupi i Eglant Koçit

Dy javë pas zhdukjes së Eglant Koçit dhe një ditë pasi u gjet trupi i tij, policia ka zbarkuar sot në zonën ku u gjet i pajetë 34-vjeçari

EKZAMINIMI

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas dy javësh kërkime.

Policia e Tiranës ka dërguar në morg trupin e pajetë të Eglant Koçit që u gjet mesditën e djeshme pranë liqeneve të Funarit.

Hetuesit e kanë verifikuar se i përket 34 vjeçarit nisur nga rrobat dhe atletet. Nga këqyrja paraprake konstatohet edhe një plagë në kokë e dyshuar që është shkaktuar nga një plumb i cili i ka marrë jetën

Por pavarësisht kësaj hetuesit për të dalë në konkluziome përfundimtare kanë marrë profile ADN-je tek nëna dhe vëllai i Eglant Koçit për të bërë krahasime.

Forcat e policisë ka arritur ta gjejnë trupin nëpërmjet disa droneve dhe është dashur ecja për disa ore më qëllim për të shkuar tek trupi i pa jetë që ka përfunduar në një greminë.

Koçi rezultonte i zhdukur prej 4 qershorit, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj ndërsa u arrestua kameriari i lokalit të tij Enea Zyferi.

EMISIONET